26-04-2024

Prizren: Ngriten 11 aktakuza ndaj 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i
lehtë trupor”, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Ngacmimi” dhe një (1)
person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të
ndryshme penale.


Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rendë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Asnjë koment

Comments are closed.