26-11-2024

Prizren: Ngriten 15 aktakuza kundër 23 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzetenjë (141) aktakuza kundër njëqindegjashtëdhjetetre (163) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, po ashtu thuhet se janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Referuar raportit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’Krime lufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Sa i përket Prozrenit, Prokuroria Themelore ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Asnjë koment

Comments are closed.