25-11-2024

Prizren: Ngriten 35 aktakuza kundër 49 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 122 aktakuza, kundër 157 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Gjithashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre  personave të dyshuar dhe një  kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, duke shkelur rëndë Konventat e Gjenevës në kundërshtim me nenin 152, të KPRK-së, veprime këto të dënueshme edhe sipas nenit 142 të RSFJ-së, “Krime kundër njerëzimit” në kundërshtim me nenin 149 dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” në kundërshtim me nenin 160 par 4 e 6 te KPRK-së.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Asnjë koment

Comments are closed.