19-01-2021

Prizren: Policia në aksion për respektimin e masave anti COVID-19

Duke u bazuar në vendimet e Qeverise për masat mbrojtëse kundër COVID-19, Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektorët Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, dje kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave kundër COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 133 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, janë kontrolluar gjithsej 56 lokale dhe janë shqiptuar 4 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për biznese në Prizren, ndërsa në Suharekë policia dhe inspektoret kanë shqiptuar 3 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për bizneset”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, në pasqyrimin e aktiviteteve të tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 127 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj tek një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat”, thuhet në njoftim.

Polica ka bërë të ditur se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimit të Qeverisë.

Asnjë koment

Comments are closed.