16-01-2021

Dy të mitur arrestohen në Suharekë, shantazhuan duke ia kërkuar para një personi për mospublikim të disa fotove

Dy të mitur jane arrestuar në Suharekë.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, pas një pune hetimore janë arrestuar këta dy të mitur për arsye se të njëjtit kanë hapur një profil në Facebook dhe nga i njëjti i kanë kërkuar para viktimës.

Të dy këta kanë kërkuar nga një i mitur tjetër 150 euro në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprementuese.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pasi që të njëjtit përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës mashkull kosovar i mitur 150 € në mënyrë që të mos ja publikojnë disa foto komprometuese. Janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim

Asnjë koment

Comments are closed.