Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 62 aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave
kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.