24-11-2024

Prizren: Ngritën aktakuza ndaj 13 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë
parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Asnjë koment

Comments are closed.