27-04-2024

Tragjike: Vdes një 18-vjeçar kosovar në Itali, aksidentohet me veturë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të qytetit italian, Torino, ku një 18-vjeçar, i identifikuar si Blendi Halili, ka humbur jetën.

Siç raporton gazeta italiane, “Corriere Torino”, 18-vjeçari u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike përderisa ishte duke drejtuar një veturë të vogël, të tipit “Ford Ka”.

I riu vdiq në vendin e ngjarjes teksa me të ishin edhe tre persona të tjerë në veturë./Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.