24-11-2024

Prizren: Nisin punën 23 zyrtarë të ri policor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, sot ka pranuar 23 zyrtarë të ri policor nga gjenerata e 55-të e policisë së Kosovës, njofton zyra për informim publik.

Në lidhje me këtë, Drejtori Rajonal e Policisë Kolonel Faton Alija, ju uroj mirëseardhje dhe njëkohësisht ka kryer një inspektim zyrtarëve policor, duke ju sqaruar detyrat dhe përgjegjësit që tani e tutje ata do ti kenë. Në fjalimin e tij duke ju drejtuar policëve të sapoardhur, u kërkoj që përveç përgjegjësisë dhe obligimeve ligjore ata të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim duke promovuar vlerat dhe misionin e policisë si një detyrë dhe përgjegjësi.

Lexo edhe:

Skandaloze: Drejtori i Inspektoratit në Prizren ndërton shtëpinë pa leje, askush nuk i ndal punimet

Pra, nga sot qytetarët e rajonit të Prizrenit do të shërbehen nga policë të ri, pjesa me e madhe do te punoj ne stacionin policor në Prizren, ndërsa të tjerët në Suharekë dhe Dragash dhe qëllimi i organizatës është që vazhdimisht të freskohen me gjenerata të reja, thuhet në këtë njoftim nga zyra për informim publik e DRP në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.