Prizren: Nisin Punimet për Rinovimet për Efiçiencë të Energjisë

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) lansoi aktivitetin e tij më të madh që fokusohet në përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe ndërtesave banesore në Kosovë.

Projekti SEEK (Subvencione për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë – SEEK), është një investim prej 20.6 milionë dollarësh, implementuar nga Programi i Pragut, marrëveshje kjo e arritur midis Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës.

Vëmendje e veçantë në këtë aktivitet do t’i kushtohet shtëpive në pronësi të familjeve që janë në skemat sociale ose në pronësi të grupeve të tjera të cenueshme.

Me këtë rast, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Drejtoresha e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead, dhe Drejtori Ekzekutiv i MFK-së, Petrit Selimi, morën pjesë në lansimin e shtëpisë së parë që do të rinovohet në komunën e Prizrenit – shtëpia e Murtezan Bajramit, e ndërtuar në vitin 1985.

Në fjalën e saj të hapjes, Sarah Olmstead, drejtoreshë e MCC-së për Kosovë, solli në vëmendje ndikimin mjedisor të joefiçiencës.

‘Nëse e keni vënë re, këtu në Kosovë pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga shtëpitë, prandaj efiçienca e energjisë mund të përmirësojë drejtpërdrejt shëndetin, jo vetëm për banorët e shtëpive që bëjnë investimin, por për të gjitha familjet dhe fqinjët që jetojnë pranë.’

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Phipip Kosnett, theksoi urgjencën për të vepruar më fuqishëm në lidhje me klimën dhe përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe zotimin e tyre për të pasur një sektor të energjisë pa karbon deri në vitin 2035.

Në lidhje me objektivat e MFK-së dhe projektit SEEK, Ambasadori Kosnett shtoi se është i emocionuar që ishte prezent në lansimin e një programi stimulues për familjet kosovare që sipas tij, ka për qëllim investimet në efiçiencën e energjisë

“Ky program do të ndihmojë në zvogëlimin e kostos së rinovimeve për efiçiencë të energjisë dhe përfundimisht në zvogëlimin e konsumit të energjisë në amvisëri – dhe njëkohësisht i kthen paratë në xhepat e qytetarëve. Ulja e sasisë së energjisë që konsumojmë në shtëpi, jo vetëm që i ulë faturat por është një nga mënyra përmes të cilës ne mund të luftojmë kundër ndryshimeve klimatike”- Ambasadori Kosnett shtoi.

May be an image of ambiente të jashtme

Kryetari Haskuka shprehu vlerësimin e tij të thellë që komuna e Prizrenit është e para që përfiton nga ndërhyrja e MCC-së dhe MFK-së.

Ndër të tjera ai u shpreh: “Ky projekt është më se i qëlluar, ngase duke udhëtuar nëpër Kosovë, vërejmë se kemi shumë shtëpi me blloqe të kuqe, të pa fasaduara dhe të palyera. Arsyet janë të shumta, por ne duhet të punojmë intensivisht që ta ndryshojmë këtë gjendje, ngase në këtë mënyrë familjet dhe fëmijët tanë do të kenë ambiente më të ngrohta gjatë dimrit dhe më të freskëta gjatë verës”- shtoi Kryetari Haskuka.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK-së, i cili falenderoi familjen mikpritëse, mysafirët dhe pjesëmarrësit gjatë fjalës së tij hyrëse, ku përmblodhi fokusin e Projektit SEEK: “Që nga viti 2016, ne kemi dizajnuar ndërhyrje për projekte testuese të fokusuara në zvogëlimin e hendekut midis kërkesës dhe furnizimit me energji elektrike. Agjencitë e tjera, institucionet dhe sektori privat janë të fokusuara në anën e prodhimit, ndërsa fokusi ynë kryesor në të vërtetë është të ndihmojmë kosovarët të shpenzojnë më pak dhe të kursejnë më shumë e të jetojnë më rehat në shtëpitë e tyre.”

Kjo ndërhyrje është pjesë e Pakos së Rinovimeve për Efiçiencë të Njësive të Banimit (HER), që është pjesë e Projektit SEEK, i cili synon të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e amvisërisë përmes testimit të subvencioneve dhe stimujve të tjerë për njësitë e banimit në mënyrë që të investojnë në masat e efiçencës së energjisë.

Ky aktivitet zbatohet nga një konsorcium i kompanive gjermane, GFA Consulting Group dhe HPC International.

Projekti SEEK është pjesë e një projekti më të madh që zbatohet nga MFK-ja me mbështetjen e konsorciumit GFA/HPC si konsulent implementues, i quajtur ,”Projekti i Peizazhit të Energjisë së Besueshme” (RELP), objektivi gjithëpërfshirës i të cilit është zvogëlimi i hendekut midis kërkesës dhe furnizimit të energjisë, duke ulur përdorimin e energjisë përmes testimit të investimeve të ekonomive familjare në efiçiencë të energjisë, kalimit në burime që nuk shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe që janë kosto efektive për ngrohje dhe zvogëlimit të pengesave për hyrje në treg të prodhuesve të pavarur të energjis