29-12-2024

Prizren: Një 38-vjeçar tenton vetë:vrasjen, pëson lëndime të rënda

Një rast i rëndë ndodhi kur person ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:10, në Landovicë të Prizrenit.
Viktima, N.G., mashkull, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit se 38-vjeçari është bartur në emergjencën e spitalit të Prizrenit.

“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve”, tha ai.

Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.