12-10-2024

Prizren: Një 55-vjeçar bën vetëvrasje, dyshohet se ia vuri flakën vetes brenda veturës

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një 55-vjeçar po dyshohet se i dha fund jetës, duke ia vënë flakën vetes derisa ndodhej brenda veturës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se viktima u gjet i djegur në veturën që u bë shkrumb e hi dhe sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.

Njoftimi i policisë:

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashk me viktimën.

Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim.

Asnjë koment

Comments are closed.