Prizren: Një bashkatdhetar nga Zvicra, dhuron 10 mijë franga, për ndërtimin e xhamisë në fshatin e tij
Ai ka ardhur prej shteti ku jeton, vetëm për këtë akt, pra për të dhënë kontributin e tij.
Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme.
Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi z. Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bëmirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve.
“Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bëmirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri”, tha kryeimami.