Prizren: Një femër turke raporton shqiptarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për një rast të keqpërdorimit zyrtar të raportuar në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
“Me 06.11.2019 ankuesja femër K/Turke, ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, me datën e cekur ka keqpërdorur pozitën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i keqpërdorimit dyshohet se ka ndodhur më mars të vitit 2013.
Sipas policisë është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net/