Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i ka dhënë fund jetës së saj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00.
Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i ka thënë Sinjalit se këtë akt ajo dyshohet se e ka kryer duke u hedhur nga shkallët e shtëpisë së saj, në drejtim të bodrumit.
Për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga kjo hedhje, ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ky burim i ka thënë gazetës se prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar. /Gazeta Sinjali/