Në Prizren është raportuar një vajzë e zhdukur që nga 17 korriku.
Në polici e rastin e ka raportuar nëna e saj, duke njoftuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia me këtë datë dhe nuk është parë më.
Njoftimi nga Policia:
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.