12-12-2024

Shqipëria në epërsi, arbitri ndëshkon “bomberin” çek me kartonin e kuq

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Shqipëria është duke u udhëhequr me rezultat 1:0, shkruan lajmi.net.

Golin e Shqipërisë me një supergoditje e shënoi Jasir Asani.

Çekia po ashtu mbeti me 10 lojtarë, pasi Mojmir Chytil u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

I pasi për faull, ndërsa të dytin e morri pasi e qoi topin në rrjetë me dorë.

Goli u anulua dhe mysafirët mbetën me një lojtarë më pakë.

Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Euro 2024 dhe nëse mposht Çekin i duhen vetëm edhe dy pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Gjermani.

 

Skuadra e Sylvihnos deri para kësaj ndeshje ishte në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, kurse Çekia është në vendin e dytë me tetë sosh.

Asnjë koment

Comments are closed.