20-05-2024

Shqipëria shënon fitoren e madhe – me një këmbë në EURO 2024

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

Çekët e kishin nisur më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Mojmir Chytil që gjuajti nga distanca, por Etrit Berisha ishte në vend.

Festë e madhe në Air Albania nga 22 mijë tifozë që janë tubuar në stadium.

Në minutën e 18-të, Shqipëria ka mundur të shtojë epërsinë kur Jiri Pavlenka bëri pritje shumë të mirë në goditjen e Sokol Cikalleshit.

Në minutën e 40-të u duk që Çekia barazoi shifrat, kur Mojmir Chytil shënoi. Por gjyqtari e kishte vrenjtur që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte i dyti për të, duke e lëshuar lojën.

Shqipëria ka mundur të shënojë edhe në fundin e pjesës së parë, kur Ylber Ramdani mori një top në mesfushë dhe nisën bukur një kundërsulm, por pasimi për Nedim Bajramin ishte i shpejtë.

Me të filluar pjesa e dytë, Shqipëria hipotekoi fitoren, duke shënuar golin e dytë.

Zhvillohej minuta e 51-të, kur Asani harkoi për tokë një top në zonë, që u ulë nga Sokol Cikalleshi bukur për të shkuar te Taulant Seferi i cili shënoi me një gjuajtje të fortë për 2-0.

Por djelmoshat e Sylvinhos nuk u ndalën dhe shtuan epërsinë në minutën e 73-të për 3-0, ku Mirlin Daku asiston te Taulant Seferi i cili me portën e zbrazët shënoi golin e dytë personal.

Në minutën e 82-të ishte radha e Arbnor Mujës që të shënojë, por pasi rasti u shikua në VAR u anulua për pozitë jashtë loje.

Shqipëria tani ka 13 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë ndaj Moldavisë ose Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.