03-12-2024

Triumfon edhe Kosova, “dardanët” rihapin “luftën” e kualifikimit në grupin I

Ashtu si “legjionarët” tanë edhe “dardanët” e Kosovës kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë, 0 me 3, përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në “Estadi Nacional” kanë mundur vendasit e Andorrës.

Një dopietë e Rashicës, në minutat 26’ e 71’, si dhe një gol i Andi Zeqirit në minutën e 83’-të të sfidës “vulosën” fitoren e djemve të teknikut Primoz Gliha, në tokën andorrase, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve dhe duke rihapur “luftën” e kualifikimit në grupin I.

Ndërkaq, në përballjen tjetër të këtij grupi, Rumania nuk shkoi më shumë se barazimi i bardhë pa gola në transfertën e Bjellorusisë, duke vështirësuar kështu jo pak “hesapet” e sigurimit të një “bilete” për në fazën e grupeve të Euro 2024. /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Milot Rashicës, 0-1:

Goli i Milot Rashicës, 0-2:

Goli i Andi Zeqirit, 0-3:

Asnjë koment

Comments are closed.