Kërkohet prishja e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ku edhe ndodhet selia e Kuvendit Komunal (KK). Këtë e kërkoi shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, tashmë në opozitë, Simir Krasniqi, të entjen gjatë mbledhjes së këtij organi.
“Sa ishit në opozitë, keni deklaruar se do ta prishni murin rrethues, që qytetarët të kenë qasje të lirë në hapësirat e saj”, tha ai duke pyetur se përse tash nuk po e bëjnë këtë, që vetë e kishin kërkuar.
Në mbledhjen e KK-së po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
Gjatë kohës në opozitë, Vëtëvendosje e kishte kritikuar pushtetin në Prizren, të udhëhequr nga PDK, për mbylljen e hapësirave të jashmtë të selisë së KK-së. Këtë e kishte kërkuar edhe Organizata joqeveritare “Ec Ma ndryshe” në Prizren.