Prizren: Paraburgim burrit për rrahje sistematike të bashkëshortes
Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.L nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor lidhur me veprën penale, dhuna në familje, si dhe veprës penale kanosje, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në komunikatën e Gjykatës, thuhet se me datë 10.10 .2019, në orë të pavërtetuar në fshatin Piranë Komua e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët i pandehuri, ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, dhe atë në prani të prindërve të tij, duke e keqtrajtuar fizikisht, ku fillimisht e godet me rryp të pantollonave në pjesë të ndryshme të trupit, me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të dukshme trupore të kostatuar nga raporti mjekësor i Shërbimit Urgjent”.
“Me datë kohë dhe vend të njejtë, të përshkruar si në dispozitivin I në fshatin Piranë saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, seriozisht e kanos të dëmtuarën-bashkëshorten e tij me iniciale N.SH., me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit, me çrast tek e dëmtuara shkakton frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në komunikatën e Gjykatës. / GazetaePrizrenit.net/.