19-04-2024

Fermerët dhe bletarët prizrenas ftohen të aplikojnë për makina mjelëse dhe centrifuga për mjaltë

Fermerët e Prizrenit janë ftuar nga Komuna për aplikim në projektin e saj për furnizim me makina mjelëse për lopë qumështore dhe me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.

Njoftimi i Komunës:

THIRRJE PËR APLIKIM: Furnizim me makina mjelëse për lopë qumështore (vazhdim i thirrjes)

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit, për të aplikuar në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Furnizimi me makina mjelëse për lopë qumështore”.

Kjo thirrje e cila ka qenë e hapur gjatë muajit gusht, është rihapur edhe për disa ditë shtesë, për të përmbushur numrin e aplikuesve. Fermerët të cilët kanë aplikuar nga thirrja e kaluar, nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

Kritereve që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/dbzhr-furnizim-me-makina-mjelese-2…

Kjo thirrje publike për aplikim është e hapur deri më 18.10.2019.

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në sportelin nr. 3 të administratës komunale.

THIRRJE PËR APLIKIM: Furnizimi me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit (vazhdim i thirrjes)

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit, për të aplikuar në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Furnizimi me centrifuga për nxjerrjen e mjaltit”.

Kjo thirrje e cila ka qenë e hapur gjatë muajit gusht, është rihapur edhe për disa ditë shtesë, për të përmbushur numrin e aplikuesve. Fermerët të cilët kanë aplikuar nga thirrja e kaluar, nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri.

Kritereve që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/dbzhr-furnizim-me-centrifuga-per-n…

Kjo thirrje publike për aplikim është e hapur deri më 18.10.2019. / GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.