19-04-2024

Prizren: Paraburgim burrit për rrahjen e bashkëshortes

Një muaj paraburgim ia ka caktuar sot Gjykata Themelore e Prizrenit personit me iniciale A.B. për shkak se ka rrahur bashkëshorten e tij S.M.

Gjykata ka njoftuar se më 16 shtator rreth orës 17:30 minuta i dyshuari shtëpinë e tyre familjare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij shkaku i mosmarrëveshjes paraprake që kishin rreth fëmijës së tyre.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës, thuhet se duke pasur parasysh këto rrethana ekziston rreziku që i pandehuri po të gjendet në liri mund të ndikoj te pala e dëmtuar apo dëshmitarët eventual, të fshij apo fsheh gjurmët e veprës penale dhe nga të cekura më lart, caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe mjaft i domosdoshëm në mënyrë që procedura në këtë çështje penale të zhvillohet në mënyrë të drejt.

Asnjë koment

Comments are closed.