19-04-2024

Prizren: Paraburgim dy të dyshuarve për kontrabandim me migrantë

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për kontrabandim me migrantë.

Gjykata Themelore në Prizren, paraburgimi iu është caktuar të pandehurve H.F., nga Komuna e Skenderajt dhe A.F., nga Komuna Mitrovicës.

Siç është njoftuar, gjyqtarja e procedurës paraprake Raima Elezi pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu është vërtetuar se janë përmbushur kushte për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, qëllimin e të pandehurve H.F., dhe A.F., për përfitim të dobisë pasurore për vete, duke ia mundësuar hyrjen e paligjshme në Republikën e Kosovës tre shtetasve sirian, dhe faktin se të pandehurit janë kapur në flagrancë duke i transportuar me dy vetura viktimat e rastit, për Gjykatën vërtetojnë deri më tani dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur.

“Andaj caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit, duke veçuar faktin se në këtë periudhë numri i këtyre veprave panel ka shënuar rritje”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë penale, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurve në procedurën penale, parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre.

Asnjë koment

Comments are closed.