Prizren: Paraburgim një personi nga Pirana

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe veprën sulmi në tentativë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në kumtesë, thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse me datën 06.04.2020 në fshatin Piranë –Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtimin fizik, psikologjik dhe ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarit brenda një marrëdhënie familjare, ashtu që i pandehuri duke qenë në gjendje të dehur pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me të dëmtuarin -djalin e tij me iniciale Z. M.

“Ai fillimisht fjaloset me të dëmtuarin, e pastaj shanë dhe ofendon të dëmtuarin dhe me një agresivitet të madhë shkakton një rrëmujë dhe zhurmë në shtëpi duke e goditur me shqelma orenditë në shtëpi, e si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar dhunë dhe keqtreajtim psikologjik si dhe i njëjti me dashje tenton t’a përdor forcën ndaj këtu të dëmtuarës nënës së tij me iniciale A. M. mirëpo në tentim të sulmit ndërhynë policia duke e ndaluar që të mos e sulmon fizikisht të dëmtuarën. Andaj gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit,thuhet në njoftim nga Gjykata themelore e Prizrenit”, /GazetaePrizrenit.net