Prizren: Paraburgim për R.K që deshi ta privoj nga jeta një person
Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për
caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasja e rëndë në tentativë, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës
08.02.2021 deri me datën 07.03.2021.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., ka
vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se
Më datë 08 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., në atë mënyrë që për shkak të mos marrëveshjes së krijuar në momentin kritik, fillon përleshja dhe pas përfundimit të përleshjes, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë nëdrejtim të dëmtuarit V.H., dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisame këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.
Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë./GazetaePrizrenit