05-05-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Edhe sot ka vazhduar rënia e rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi, por krahasuar me ditën e paraprake në Prizren ka dyfish më shumë të infektuar, raporton  Gazeta e Prizrenit.

Sa i përket Kosovës ka pasur 56 raste më pak, ndërsa në Prizren janë 25 raste më shumë,

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një rast i vdekjes, në Prizren 1 rast (59 vjeç).

Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.405 mostra, prej të cilëve rezultuan 290 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 46 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 4 raste në fshatra, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.