23-11-2024

Prizren: Paraburgim shoferit që goditi një femër në vendkalimin për këmbësorë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji  të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, rrezikimi i trafikut publik, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 11.01.2019,  rreth orës 19:20 minuta, në Prizren në rrugën “Tirana” në drejtim të rrugës “Wiliam Woker” i pandehuri duke drejtuar automjetin e markës “VVPasat 35  I” nga pakujdesia në kundërshtim me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

“Ai nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes brenda vendbanimit me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në atë mënyrë që kur e dëmtuara – këmbësorja me inicialet  F.D. në vendkalimin e shenjëzuara për këmbësor ndërmerr veprimin e kalimit të rrugës, duke mos e ndalur automjetin e tij me pjesën e përparme-anën e djathtë të veturës e godet këmbësoren, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara nga ky aksident, nga një kalimtare e rastit  merret dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Regjional të Prizrenit, ku si pasojë e lëndimit shtrihet në repartin e kirurgjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në kumtesë e Gjykatës./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.