Prizren: Paraburgim të dyshuarit që kanosi gruan e tij në WhatsApp
Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje dhe veprës penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 26.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020.
Sepse me datë 22.01.2020, rreth orës 22:00 në shtëpinë e përbashkët familjare në Prizren, i pandehuri e kanos me fjalë, vepra apo gjeste të dëmtuarën, bashkëshorten e tij me iniciale B. K. – viktimë e ndjeshme, se do ti ndodhë ndonjë e keqe në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje paraprake për shkak të xhelozisë, i pandehuri përmes mesazheve në WhastUP e kishte kanosur në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë, kjo sjellje agresive e të pandehurit dhe sjelljet paraprake të ngjashme të tij, tregojnë rrezikun se me qëndrimin e tij në liri mund ta përsëris veprën penale të kësaj natyre.
Prandaj qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mese i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftim nga Gjykata themelore e Prizrenit.