27-07-2024

“QUINTI nuk përzihet, Albin Kurti dorëzohet në ditën e fundit”

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës pas dhjetë takimeve nuk kanë arritur ujdi për të lidhur marrëveshjen për të qeverisur me vendin.

Në orët e pasdites do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës, por që në një format krejt ndryshe.Aty do të jenë edhe ambasadorët e shteteve që janë të akredituara në Kosovë të njohur si QUINT.

Skeptik se edhe ky takim do të përfundoj pa asnjë marrëveshje është njëri nga analistët politik në vend Arben Ahmeti.

Ai për Gazeta Blic tha se gjatë këtij takimi nuk do të ketë marrëveshje, duke treguar edhe arsyen se përse ambasadorët e QUINTI do të jenë prezentë në këtë takim.“Jo, assesi që s`do të ketë marrëveshje pas këtij takimi.
Takimi është më shumë informues më kërkesë të QUINT.

Ambasadorët po duan që ta dinë version e saktë të ngecjes së negociatave VV – LDK për koalicion pasi që deri më tash siç ka ndodh edhe me opinionin publik, deri tash kemi dy ose tri versione të ndryshme nga të dyja subjektet se pse nuk po ndodh marrëveshja”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Blic,

Sipas tij ky takim përveç, karakterit informues nuk do të ketë asnjë llojë ndikimi.
“Ata (QUINTI) nuk janë të interesuar ose nuk kanë asnjë përpjekje ose qëllim që të bëjnë presion ose diçka e tillë që marrëveshja të arrihet ose mos të arrihet”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka prognozuar se cfarë do të ndodh ndërmjet LVv e LDK pas këtij takimi me ambasadorët e huaj.“Mendoj se Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë në një fazë kur nuk po e kuptojnë njëri tjetrin – Albini po mendon Isa po taktizon dhe se Albin Kurti ën ditën e fundit të afatit kushtetues do të dorëzohet dhe do ta pranoj ofertën e LDK, përderisa Isa Mustafa mendon se Albin Kurti nuk po dëshiron të bëhet kryeministër, sepse përndryshe do ta pranonte ofertën e LDK”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.