20-04-2024

Prizren: Paraburgosen të miturit që grabitën një person nën kërcënimin e thikës

30 ditë paraburgim u ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren dy të miturve E.B., dhe E.K., me dyshimet se kanë kryer veprën penale grabitje.

Sipas gjykatës ata dyshohet se me datën 25 maj, në parkingun e një qendre tregtare, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, të miturit E.B., dhe E.K., e përvetësoj pasurinë e luajtshme të dëmtuarit F.E.

Derisa i dëmtuari ishte duke qëndruar në automjetin e tij, të miturit hyn brenda në automjet duke i kërcënuar me thikë për jetë dhe duke kërkuar të holla ku i dëmtuari F.E., i cili nën kërcënim ua jep paratë, e më pas të miturit po në kërcënim të thikës, e detyrojnë të dëmtuarit që të miturit t’i dërgojnë në një vend tjetër.

Në njoftimin e gjykatës më tutje thuhet se “gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit, ka pasur parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, si dhe faktin se të miturit E.B. dhe E.K., janë të regjistruar edhe si kryerës dhe të gjykuar edhe për vepra tjera penale, pikërisht pranë Gjykatës Themelore në Prizren, prandaj këto rrethana tregojnë se nëse të miturit lihen në liri ka rrezik të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale edhe më të rëndë” është thënë në njoftimin e gjykatës.

Asnjë koment

Comments are closed.