Prizren: PDK e sheh procesin zgjedhor si mundësi për përfshirjen e personave të rinj
Komisioni Lokal Zgjedhor dhe Grupi Strategjik i degës së PDK-së në Prizren, ka filluar takimet përgatitore me nëndegët në rajonin e Prizrenit. Kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë procesit zgjedhor në frymën gjithëpërfshirëse dhe funksionalizimit sa më të mirë të nëndegëve.
Në kumtesë, thuhet se PDK e konsideron këtë proces të një rëndësie të veçantë, për mundësinë për ta fuqizuar strukturën organizative dhe të krijohet hapësirë për persona që dëshirojnë t’i bashkëngjiten Dekadës së Re dhe vizionit të lidershipit të PDK-së të Kosovës, në krye me kryetarin e saj Kadri Veselin.
“PDK është thellësisht e angazhuar, që duke krijuar energji të reja në radhët e saja, të arrij rezultate sa më të mira në aspektin organizativ dhe politik në degën e Prizrenit. Kryetarët e nëndegëve pjesëmarrës në këto takime pregaditore, po tregojnë gatishmëri dhe vullnet të pa thyeshëm që të jenë pjesë e pandashme e organizimit dhe mobilizimit të të gjitha strukturave aktive në këtë proces zgjedhor në të cilën ka hyrë Partia Demokratike e Kosovës”, thuhet në kumtesë.
PDK ka vlerësuar se aktivizimi dhe përkushtimi i strukturave të deritanishme të PDK-së në degën e Prizrenit, është dëshmia më e qartë që PDK është forca e vetme politike e organizuar mirë, dhe e cila promovon dhe garanton, transparencën, gjithë përfshirjen dhe avancon demokracinë e brendshme, si kusht i vetëm themelor për demokratizimin e shoqërisë sonë, rrjedhimisht edhe Partisë Demokratike si forca e vetme që duhet ta qeverisë vendin në të gjitha nivelet./GazetaePrizrenit.net