26-10-2021

Prizren: PDK-ja zyrtarizon Shaqir Totajn si kandidat për kryetar

Partia Demokratike  e Kosovës e ka zyrtarizuar Shaqir Totajn kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit.

Totaj i cili është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e ka marrë besimin e Kryesisë së partisë për të udhëhequr me Prizrenin në katër vitet e

Këtë zyrtarizim, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se është një ditë e veçantë për partinë dhe për Prizrenin.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që Prizrenin ta kthejnë në binarët e përparimit.

“Sot  është një ditë e veçantë dhe hapja e një epoke të re për PDK-në dhe për qytetin e Prizrenit. Jam i lumtur që jemi sot në një ditë kaq të bukur në Prizren para një shtëpie më të rëndësishme të shqiptarisë, në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit. Jam i lumtur që në këtë takim shohë shumë qytetarë të Prizrenit që kanë ardhur në këtë takim promovuese, sepse e duan qytetin e Prizrenit, pastërtinë, shëndetësisë dhe arsimimin më të mirë në Prizren. Natyrisht që unë jam këtu që të ju ftoj të gjithë juve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Express.

Ndër të tjera, Hoxhaj tha se Prizrenit i duhet një kryetar që u është pranë 24 orë qytetarëve.

“Kësaj komune i duhet një kryetar që i është pranë 24 orë, qëndron në Prizren dhe është pranë çdo kategorie të qytetit. Sot jam në Prizren që në emër të strukturave të PDK-së, që para jush ta shpalli zyrtarisht, Shaqir Totajn, si kandidat dhe kryetar të ardhshëm të komunës së Prizrenit”, ka thënë Hoxhaj.

Asnjë koment

Comments are closed.