23-11-2024

Prizren: Pengohet në punë punëtori që theu grevën (Video)

Dyert e mbyllura të komunës së Prizrenit për shkak të grevës, kanë shqetësuar palët, gjatë së mërkurës.

Por jo të gjithë shërbyesit civil iu kishin bashkuar asaj.

Avni Krasniqi, i cili kryen shërbimin e pagesave në komunë, erdhi me idenë që si zakonisht do të kryejë detyrën e tij, me orar të plotë.

Në sportelin ku Krasniqi punon, nuk do të kishte grevë.

Por dokumente të palëve do të pranonte vetëm pasi ajo përfundoi , për shkak që hyrja u mbyll për qytetarë.

Kësisoj  vula tw tilla mundi t‘i vendosw vetëm pas orës 11.

“kom pasë kërcënime më ka ardhë te sporteli m’i ka largu njerëzit”, ka treguar Avni Krasniqi, shërbyes civil.

Madje sipas Avni Krasniqit, ky organizim i grevës është i orkestruar.

“Besoj shumë se sindikata në Prizren janë struktura totale të SHIK’ut, totale e besoj”.

Shërbyesi civil thotë se paga e tij, nuk është më e larta e megjithatë ka shtresa të shoqërisë në gjendje shumë më të rëndë.

E për disa gabime drejtshkrimore në njoftimin se nuk i bashkohet grevës, ai ka një arsyetim.

“…e kam ban ë mëngjes e kom shkru shumë shpejt nuk jam lektor punën e kryej me përgjegjësi”.

Por pikërisht për këtë ceshtje, Dashurie Memçaj, kryesuese e këshillit grevist po kritikon Avniun.

“Le ta sheh e gjithë bota se cfarë shërbyes civil kemi kur nuk e njeh as gjuhën e vet amëtare drejtshrkimi që e ka bërë aty..kjo është problematika e komunës tone”, ka thënë Dashurie Memçaj, kryesuese e këshillit grevist

Por kjo nuk është ankesa e vetme që Memçaj ka për të. Madje ajo pranon se ia ndaloi atij edhe palët.

“ai ka të drejtë me punu po unë nuk i lejoj palët me mu fut brenda ai ka të drejtë të punoj në vendin  por jo edhe të na ofendoj”.

E për këtë çështje, kryesuesja e këshillit grevist thotë se Avni Krasniqi duhet të shkojë në komision disiplinor.

“Vendosja e atyre gjërave nëpër sportele është e ndalueshme, shkelje ligjore dhe mendoj se duhet I njëjti njeri të shkoj në komision diciplinor për keqpërdorim të vendit të punës”.

Ndërkohë Dashurie Memçaj mohoi të ketë ndonjë orkestrim politik në lidhje me grevën. /T7

Asnjë koment

Comments are closed.