23-11-2024

Prizren: Përfitoi rreth 100 mijë euro nga mashtrimi, arrestohet i dyshuari

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore nuk janë të rralla në vendin tonë. Shumë herë kosovarët kanë rënë pre mashtruesve, të cilët u kanë premtuar ndihmë për t’i zgjidhur problemet e tyre. Për pasojë, japin qindra e mijëra euro, por në fund rezulton se janë vënë në lajthitje, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte nisur hetimet pasi i dyshuari ishte denoncuar në janar për mashtrim.

Gazeta Sinjali ka mësuar se i njëjti të martën është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi në janar ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar.

Që nga atëherë kishte një urdhër arrest kundër tij.

Personi në fjalë dyshohet se i ka mashtruar dy persona duke përfituar nga ta rreth 100 mijë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.