21-11-2024

Prizren: Përfundon ndeshja e tensionuar, Trepça pëson humbjen e parë

Mitrovicasit, të enjten mbrëma pësuan humbje në Prizren nga skuadra e Bashkimit, që në tri ndeshje këtë sezon në Superligë, ka po aq fitore. Po ashtu, Bashkimi mbetet ekipi i vetëm pa humbje deri më tani në kampionat.

Dueli i luajtur në palestrën “Sezai Surroi”, përfundoi me shifrat 71:64 në të mirë të ekipit prizrenas.

Kjo ndeshje është dashur të luhet në kuadër të xhiros së parë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Trepçës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve të FIBA-s, raporton tëvë1.

Sa i përket përballjes të së enjtes, Bashkimi dominoi ndeshjen, sidomos në çerekun e parë, të cilin e mbylli me shifrat 21:9. Bashkimi e fitoi edhe periudhën e tretë (21:16) pasi e humbi të dytën me rezultatin 18:11.

Megjithatë, kjo nuk pati shumë ndikim për shkak se epërsinë e krijuar në fillim të takimit, Bashkimi arriti ta mbaj deri në fund edhe pse çerekun e fundit e humbi (21:18).

Më të dalluarit te Bashkimi në këtë duel ishin Lejson Zeqiri me 18 dhe Mack Smith me 17 pikë të shënuara, ndërsa te Trepça u veçua Larry Thomas (19 pikë).

Në fund të ndeshjes, saktësisht katër minuta pa përfunduar çereku i katërt, skuadrat u larguan nga parketi për t’u kthyer në zhveshtore për shkak të hudhjes së gjësendeve nga publiku.

Megjithatë, sekondtat e fundit të ndeshjes ishin të elektrizuara pasi pati sërish tentim mes lojtarëve për kacafytje dhe hudhje të sërishme të gjësendeve. E gjithë kjo ndodhi 22 sekonda para fundit të takimit dhe gjyqtarët reaguan duke ndëshkuar me gabim teknik Mikaile Tmushiqin e Trepçës dhe Smithin e Bashkimit.

Skuadrat u kthyen në parket pas pak minutash, pasi një pjesë e palestrës u zbraz me kërkesën e gjyqtarëve, ku Bashkimi e konfirmoi fitoren e madhe para tifozëve vendas që krijuan atmosferë fantastike.

Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në basketboll, do të zhvillohet këtë vikend.

Asnjë koment

Comments are closed.