25-11-2024

Prizren: Përfundon numërimi i të gjitha votave, VV del e para e ndjekur nga PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunën e Prizrenit.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, partia fituese në Prizren është Lëvizja Vetëvendosje me 16 mijë e 842 vota ose 26.25 për qind, pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 13 mijë e 989 vota ose 21.80 për qind, transmeton Telegrafi.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 mijë e 34o vota ose 19.23 për qind.

KQZ bën të ditur se VAKAT  në zgjedhjet e së dielës ka marrë 4 mijë e 277 vota ose  6.67 për qind, kurse koalicioni AAK-PSD në Prizren ka marrë 3 mijë e 990 vota ose 6.22 për qind.

Në komunën e Prizrenit, numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta është 4.43.

Gjithsej vendvotime në Prizren ishin 222. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.