09-05-2024

Caktohet vazhdimi i mbledhjes së dështuar të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Është caktuar vazhdimi i mbledhjes së rregullt (të shtatës) për këtë vit, të Kuvendit Komunal të Prizrenit, e cila me datën 25 shator 2019 pat dështuar për mungesë të kuorumit, meqenëse opozita e kishte braktisur seancën.

Nuk dihet ndërkaq, nëse Vetëvendosja ka arritur ta sigurojë numrin e nevojshëm prej 21 anëtarësh, pasi siç kemi raportuar tashmë shumicën e ulësve e ka opozita.

Vazhdimin e seancës për të enjtën (10.10.2019) në ora 10:00, e ka thirrur kryesuesi i KK-së, Artan Abrashi, duke njoftuar se do të procedohet me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Ndryshe, mbledha e fundit e KK-së para dështuar pasi anëtarët e opozitës PDK e AAK në Kuvendin Komunal të Prizrenit e patën braktisur atë, ende pa aprovuar rendin e ditës, ndërsa pos një anëtari të Nismës, të tjerët fare nuk morën pjesë në mbledhje, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mbledhjen edhe patën lëshuar edhe këshilltarët e NDS-it boshnjak.

Ata kundërshtuan rendin e ditës, sidomos pikat për Shqyrtimin dhe miratimin e propozim-buxhetit për vitin 2020 dhe parashikimin e buxhetit për vitin 2021-2022, si dhe atë, ku planifikohej votimi për hyrje në koncesion të pronës komunale.

Për këtë kryesuesi i KK-së, Artan Abrashi  pas shtyer për një datë tjetër, do të vazhdojë të mbahet

Në këtë mbledhje mbetet të shihet, nëse pozita aktuale e prirë nga Vetëvendosje ka arritur t’i ketë 21 anëtarë apo minimumin e domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjes apo vetëm ky është një tentim për ta testuar qëndrimin opozitar, pas zgjedhjeve të fundit qendrore, të mbajtura këtë të diel,  ku VV mori numrin më të madh të votave në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

lexo edhe :

Dështon mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.