03-05-2024

Dështon mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Anëtarët e opozitës nga PDK dhe AAK në Kuvendin Komunal të Prizrenit braktisën seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ende pa aprovuar rendin e ditës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

E plotësuar

Mbledhjen edhe lëshuan edhe këshilltarët e NDS-it boshnjak, ndërsa fare nuk erdhën dhe katër këshilltarët e Nisma-s, në opozitë.

Ata kundërshtuan rendin e ditës, sidomos pikat për Shqyrtimin dhe miratimin e propozim-buxhetit për vitin 2020 dhe parashikimin e buxhetit për vitin 2021-2022, si dhe atë, ku planifikohej votimi për hyrje në koncesion të pronës komunale.

Për këtë mbledhja është ndërprerë, në mungesë të kuorumit.

Kryesuesi i KK-së, Artan Abrashi propozoi një pauzë prej 15 minutash, por edhe pse kaloi mbi një orë ajo nuk filloi.

Pas kësaj ai njoftoi se seanca do të shtyhet për afat të pacaktuar.

Siç edhe ka shkruar më parë GazetaePrizrenit.net kjo ishte seanca më sfiduese për Kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, pasi për herë të parë pas luftës, shumicën e vendeve tash i mban opozita.

Në këtë rast pozita aktuale të prirë nga Vetëvendosje mbeti pakicë dhe nuk arriti ta sigurojë numrin prej 21 kuvendarësh, apo minimumin e domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjes.

Nëse gjërat rrjedhin kësisoj, atëherë opozita i ka numrat edhe për shkarkimin e kryesuesit Abrashi nga Vëtëvendosje, që ka mbetur edhe pa partnerin qeverisës,  Nismën Socialdemokrate, që braktisi koalicionin. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

Mbledhja sfiduese për kryetarin Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.