29-04-2024

Prizren: Arrestime për bixhoz të paligjshëm

Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës ka zbatuar dy urdhëresa të gjykatës për urdhër kontroll në pesë lokacione: në Prizren, Mamushë dhe Suharekë lidhur me dyshimet për veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.


Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të mjaftueshme që arsyetojnë dyshimet për veprën penale të lartcekur si në vijim 9 shtëpiza të kompjuterit, 2 telefona mobilë, 2365 euro, 60 franga zvicerane, një pistoletë me një karikator dhe 10 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.