24-11-2024

Prizren: Persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur në Prizren kanë shtënë më armë dhe i kanë dëmtuar pronën, derën e oborrit, ankuesit.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar 5 gëzhoja.

Rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin i cili ka deklaruar se nga të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur, i është dëmtuar dera e oborrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja si prova materiale. Lidhur me  rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Polica, transmeton IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.