04-05-2024

Prizren: Pesë OJQ flasin për parregullësi në projketin e Pishinës Olimpike

Pesë organizata të shoqërisë civile, të premtën në Prizren kanë organizuar konferencën për media, në të cilen janë shpalosur gjetjet që janë hasur nga organizatat në procesin tenderues të projektit “ Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren.

Në fillim të konferencës, Erolina Morina nga organizata ISDY, tha se raporti i përgatitur nga organizatat: Avoko, Ec ma ndryshe, ISDY, KDI dhe PRAK konstaton se komuna e Prizrenit ka bërë disa shkelje procedurale gjatë nënshkrimit të kontratës por dhe menaxhimin e saj pasi që ajo ka ushëhequr me procedurat e prokurimit. Grupi monitorues ka gjetur shkelje në fazën e parë të prokurimit, në procesin e vlerësimit të ofertave, por edhe menaxhimin e kontratës.

Këto lëshime të bëra nga autoriteti kontraktues rrezikojnë që të kemi një projekt që nuk i plotëson kriteret dhe standartet e parapara në kontratë, theksoi ajo. Ndërkaq, rreth konkluzionit të raportit ka folur Edona Muqaj nga organizata PRAK, e cila tha se , tenderi ishte hapur në qershor të vitit 2017 në kohën e qeverisjes Muja, ndërsa për shkak të ankesave në këtë proces, nënshkrimi i kontratës është bërë 10 muaj me vonesë me fillimin e qeverisjes Haskuka.

Fati i këtij tenderi është vendosur nga një referencë për ndërtimin e një pishine e ofruar si dëshmi nga operatori ekonomik fitues. Operatorët tjerë që nuk e kanë fituar tenderin pretendojnë se kjo dëshmi ishte fiktive, dhe është gjë e mirë që Prokuroria e Prizrenit ka nisur hetime për këtë tender për të qartësuar nëse kjo ofertë ishte fiktive ose jo. Në emër të këtyre organizatave, Anesa Berisha nga KDI, ka thënë se i rekomandojmë komunës së Prizrenit që në prokurimet e ardhshme të respektohen afatet kohore të përcaktuara me ligj, si dhe t’i kushtohet rëndësi procesit të vlerësimit të ofertave.

Lidhur me çështjen në fjalë ne kemi kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti-Sejrani, e cila na është përgjigjur përmes postës elektronike se: “Lidhur me rastin, të cilit ju i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me datë 17.04.2019 ka ngritur aktakuzë kundër S.D., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka shkruaj ajo.

Ndryshe, punimet në ndërtimin e kësaj pishine kanë filluar me një solemnitet me 20 korrik të vitit të kaluar me vendosjen e gurthemelit nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Dinamika e paraparë për realizimin e projektit në vlerë 2. 5 milionë euro është 36 muaj, ndërsa punimet nuk janë duke u zhvilluar prej disa kohësh./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.