02-05-2024

Prizren: Plani operativ “Doku Fest”, kapen dy të dyshuarit për “drogë”

Prej kur ka nisur edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër

“DokuFest” që mbahet në Prizren, Policia po zhvillon plan operativ, për të ofruar siguri dhe për të zbuluar veprimtaritë e kundërligjshme. Sinjali mëson se para disa ditësh ka pasur një incident me punëtorët e sigurimit, teksa mbrëmë janë kapur dy persona të dyshuar për shitblerje të drogës.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, janë ndaluar dy të rinj, (emra të njohur për redaksinë) nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë, te të dyshuarit, njëri 24-vjeçar, e tjetri 22, janë gjetur rreth 1 mijë euro para të gatshme, një sasi e kokainës dhe një sasi e substancës narkotike, MDA cristal. Provat e gjetura janë sekuestruar bashkë me automjetin e të dyshuarve.

Dy të dyshuarit e kanë pranuar para Policisë se kanë bërë shitblerjen dhe shpërndarjen e drogës dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.