20-04-2024

Prizren: Policia ballafaqohet me disa persona pas mesnate, një polic edhe sulmohet

Përmes një njoftimi, policia në Prizren tregoi se pak pas mesnate, rreth orës 02:15 minuta, një patrullë e Policisë e kishte pikasur një veturë Audi A4, që lëvizte përgjatë rrugës “Tirana” në të cilën ndodheshin katër persona.

“Para se të ndalohej vetura, patrulla i ka informuar edhe njësitet tjera që ishin në terren për ndaljen e automjetit të dyshimtë dhe reagimi ka qenë i shpejtë. Pas ndaljes së veturës shoferi B. U. I ka treguar dokumentet, ndërkaq tre të tjerët janë deklaruar se nuk posedojnë fare dokumente. Gjatë kontrollit të të dyshuarve, tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava” me dy karikatorë dhe 22 fishekë të kalibrit 9mm. Sakaq njëri nga të dyshuarit ia kishte dhënë vrapit në tentim për të ikur por dy policë e kanë ndjekur. Gjatë arrestimit, i dyshuari kishte sulmuar një polic të cilit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit dhe sjelljes në ambientet policore, policia thotë se janë intervistuar e më pas është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e ngjarjes.

“Pas hetimeve fillestare ka rezultuar se B.U. dhe E. A. janë të njohur për policinë për vepra të ndryshme penale si grabitje, tentim vrasje e narkotikë. Të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor”, përfundon njoftimin Policia në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.