27-07-2024

Prizren: Policia gjen një armë në vendin e vrasjes së çiftit bashkëshortor, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja

Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, njofton se gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes ku janë gjetur trupat e pa jetë të çiftit bashkëshortor në Prizren, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me të cilen dyshohet se është kryer vrasja e viktimave.

Çifti S.H. dhe D.H. dyshohet se janë vrarë në një shtëpi në rrugën “ Avni Kabashi” në Prizren. Viktimat kanë jetuar në Suedi dhe me datën 20 të këtij muaji kishin ardhë në Kosovë për pushime.

Asnjë koment

Comments are closed.