Prizren: Policia intervenon ndaj zhurmës, sulmohen dy policë – tre të arrestuar
Detajet për rastin i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, më 30 gusht, rreth orës 00:27, Policia pranoi informacion për muzikë me zë të lartë në rrugën “Besnik Belloda”, ku po mbahej një aheng familjar.
Patrulla policore doli në vendin e ngjarjes dhe kërkoi nga të pranishmit që ta ndërprisnin muzikën dhe t’i respektonin procedurat ligjore. Mirëpo, gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë hasën në rezistencë dhe u sulmuan nga disa persona.
Në vendin e ngjarjes u angazhuan edhe njësi të tjera policore, të cilat arrestuan tre persona dhe i shoqëruan në Stacionin Policor në Prizren.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj dy të dyshuarve u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa personi i tretë u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.


![]()
