Prizren: Policia jep detaje për vdekjen e djeshme të 43-vjeçarit
Policia në Prizren ka dhënë disa detaje të reja për vdekjen e të premtes në lagjen ‘Nënkalaja’ në Prizren, ku 43-vjeçari Rikard Oroshi humbi jetën, raporton Gazeta e Prizrenit.
I ndjeri nga shtëpia ishte dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se referuar familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.
“Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale, ndersa rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta e Prizrenit