18-05-2024

Prizren: Policia jep detaje rreth gjetjes së një personi të vdekur

Një person është gjetur pa shenja jete,  sot në mëngjes, në fshatin Zojzë të Prizrenit.  Personi i moshuar është gjetur në një rrugë pa krye, në afërsi të një veture, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se bëhet fjalë për personin N.Sh. 71 vjeçar nga fshati Smaç i Prizrenit.

Portali Gazeta e Prizrenit ka kuptuar se viktima është Nikollë Shkoreti.

Ai tha se Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty  është kuptuar se viktima, ishte pa shenja jete.

Policia tashmë ka konfirmuar që kanë nisur hetimet .

“Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa policia udhëzohet që të hap rast ” Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi për portalin Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.