Prizren: Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari, ia publikon foton
Policia rajonale e Prizreni ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Rasti ka ndodhur më 4 korrik 2023 në Prizren.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”
