Policia në Prizren gjatë fundjavës ka kryer kontrolle në disa lokacione për të shikuar nëse po zbatohen masat anti-COVID.
Janë kontrolluar lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe e komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, rajonin Prizren, janë shqiptuar 305 bileta për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe 4 fletëparaqitje për bizneset për mosrespektim të orarit.
Madje është njoftuar se në disa lokale janë gjetur 23 punonjës-valltare nga Shqipëria, të cilat nuk kishin dokumente të rregullta të lejeqëndrimit dhe janë dorëzuar ato në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.
Lexo edhe:
Krimi serb i pandëshkuar në Has, hedhja në pus e të rinjve nga Kushnini